‘Sundimi i Gruas’ përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombëtar të teatrove “RITU” në Belgjikë

Në mesin e shumë shfaqjeve ishte ‘Sundimi i Gruas’ me regji të Marigona Bektashit ajo e cila u zgjodh për ta përfaqësuar Kosovën në Belgjikë.

ShowBiz

26/02/2018 16:19

Është edicioni i 35-të i festivalit ndërkombëtar të teatrove ‘RITU’ që do të mbahet nga 26 Shkurt deri më 04 Mars të po këtij viti në Liege të Belgjikës, përcjellë lajmi.net

Kjo komendi ka për autor Miro Gavran nën regji të Marigona Bekteshi Fetatit dhe producent Mirsad Feratin.

Aktorët të cilët kanë shkrirë talentin edhe në këtë projekt janë: Njomza Tmava, Fatmir Haliti, Mirsad Ferati dhe Kastiot Hetemi.

Komedia trajton temën:

Një grua e moshës së mesme, tani e martuar me burrin e saj të dytë, përjeton kthimin e burrit të parë nga burgu. Ai ka dalë papritmas nga burgu, sepse është provuar se ai ishte i pafajshëm gjatë gjithë kohës. Pasi që nuk ka ku të shkojë, njeriu fillon të jetojë në banesën e tij me ish-gruas dhe bashkëshortin e saj. Kjo bëhet e papërballueshme për gruan, ndërsa burrat bëhen edhe miq. Natyrisht, kjo situatë çon në të gjitha llojet e konflikteve, gjyqeve dhe vuajtjeve të ndryshme./Lajmi.net/