Sulmet terroriste, anulohet ndeshja e madhe?
Pas sulmeve terroriste në Bruksel mund të anulohet ndeshja miqësore mes Belgjikës dhe Portugalisë.
Sport
Brukseli është sulmuar nga terroristët që kanë lënë mbi 10 persona të vrarë dhe shumë të tjerë të lënduar.
Tensioni dhe rreziku i madh kanë bërë që ndeshja miqësore mes Belgjikës dhe Portugalisë të ketë mundësi të anulohet, raportojnë mediat e huaja, përcjell “Lajmi.net”.
Ballafaqimi është caktuar të zhvillohet më 29 mars në stadiumin Re Baldovino, në të kaluarën i njohur si Heysel.