Sulm me bombë gjatë namazit të xhumasë: 16 të vrarë, 25 të lënduar

Një kamikaz ka sulmuar sot një xhami në veriperëndim të Pakistanit duke vrarë të paktën 16 besimtarë dhe lënduar 25 të tjerë, njoftojnë zyrtarët.

Bota

16/09/2016 15:49

Zyrtari qeveritar Naveed Akbar ka thënë për AP se sulmuesi ka bërtitur “Allahu Akbar” gjersa po futej në xhami në fshatin Ambar në Pakistan, transmeton Express.

Ai ka shtuar se ekipet e shpëtimit janë duke i transportuar të vdekurit dhe të lënduarit në spitalet e afërta