Strudel i shpejtë

Një recetë e shpejtë dhe e shëndetshme në 20 minuta në një strudel shumë i shëndetshëm me mollë.

Lifestyle

19/01/2018 08:39

Përbërësit:
1 petë sfoliat
3 kokrra mollë jeshile
1 kokërr vezë
3 lugë gjelle sheqer kaf
1 lugë çaji kanellë
1 lëkurë limoni
3 lugë gjelle miell

Përgatitja:
Qërojini mollët dhe pritini në kubikë.
Në një tas hidhni mollën, sheqerin, kanellën, 2 lugë gjelle miell dhe lëkurën e një limoni dhe përzieni të gjithë mirë.
Hapni petën e sfoliatit dhe spërkateni me pak miell që të thithë lëngjet e mollës.
Shtoni mollët në mes të petës dhe priteni sfoliatën anash, duke krijuar mundësinë për t’i lidhur nga të dyja anët.
Lyjeni petën me një vezë të rrahur dhe spërkateni me pak sheqer kaf sipër. Piqeni për 15 minuta në 200 gradë.

Ju bëftë mirë! /Lajmi.net/