Striptistë në azil, “gjyshe, darka është gati…”

Përparëse dhe papijon mbi muskujt e dukshëm, nuk është një festë beqarie por është darka pikante që kanë marrë 11 gjyshe në një qendër pritëse në Essex në Britaninë e Madhe.

Fun

21/10/2018 16:13

Ideja erdhi nga një prej të mysafirëve të Milton Lodge Shtëpia e pensionistëve në Colchester, Joan Corp, 89 vjeçe.

Kështu koordinatorja e aktivitetit Claire Martin i punësoi djemtë e palestruar të kompanisë “Hunks in Trunks”.

Një mbrëmje e nxehtë në të cilën morën pjesë edhe disa të afërm, që u mbyll me një masazh final, për të thënë natën e mirë.

Doll Jenkins, më e moshuara e grupit me 99 vitet e saj iu tha kamerierëve hot në mbyllje të darkës që të mbanin të lirë ditën e ditëlindjes së saj të 100-të.