Specat djegës mund të jenë çelësi kundër mbipeshës

Shkencëtarët kanë zbuluar se specat djegëse, mund të ndihmojnë në luftimin e mbipeshës tek njerëzit.

Lifestyle

14/05/2018 22:02

Specat përmbajnë një komponent aktiv të quajtur kapsaicinë, që ju japë atyre shijen djegëse, transmeton Telegrafi.

Kjo komponentë, është zbuluar se ka një lidhje të fortë, me reduktimin e konsumimit të ushqimit.

Në studimin e botuar në “PLOS ONE”, hulumtuesit kanë zbuluar se djegësi që vjen nga speca, ka lidhje të mëdha me nervat e stomakut.

Nervat e stomakut, i tregojnë njerëzve kur e ka bërë tamam me ushqim dhe të ndaloi ngrënien.

Njerëzit që hanë shumë yndyra, i kanë të prishura këto nerva dhe ata nuk marrin sinjale nga ato, se kur duhet të ndalojnë së ngrëni.

Hulumtuesit janë duke studiuar, se si mund t’i shërojnë këto nerva dhe t’i bëjnë të sinjalizojnë kur trupi është i ngopur.