Spartak Braho, emri pas Tahirit, por ende jo i bindur

Dorëheqja e Saimir Tahirit nga posti i deputetit mund të kthejë sërish në Parlament ish-deputetin e LSI, Spartak Braho.

Lajme

03/05/2018 12:52

 Spartak Braho është i radhës në listë dhe i takon atij të zëvendësojë të larguarin Saimir Tahiri. Por i kontaktuar nga Top Channel, Spartak Braho nuk është i bindur ende nëse do ta pranojë apo jo mandatin e deputetit.

Në rast se  Braho nuk do ta pranonte mandatin, atëherë atë do ta merrte kryetari i FRESSH, Elio Hysko.