Socialdemokratët e mbështesin liderin Schulz kundër kancelares Merkel

Partia Social Demokrate e Gjermanisë (SPD) e ka zgjedhur ish-presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, për kandidat të kësaj partie për ta sfiduar kancelaren, Angela Merkel, në zgjedhjet e përgjithshme në muajin shator.

Bota

20/03/2017 07:50

Schulz, 61 vjeçar, është lideri i parë partiak, në periudhën e pasluftës, që ka siguruar mbështetje të 100% të delegatëve në konferencën speciale të mbajtur mbrëmë në Berlin, për kandidaturën e tij për kancelar gjerman.

Martin Schulz u tha afro 600 delegatëve partiakë se ai për shtylla të partisë gjatë fushatës zgjedhore, do ta theksoj “drejtësinë, respektin dhe dinjitetin”.

Aktualisht, Partia Social Demokrate është pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës në Gjermani, së bashku me demokristianët e zonjës Merkel.