Skripal nuk është më në gjendje kritike

Stafi i spitalit në Britani ka njoftuar se ish-spiuni rus, Sergei Skripal nuk është më në gjendje kritike dhe është duke u “përmirësuar me shpejtësi”.

Bota

06/04/2018 16:42

Skripal, “është duke iu përgjigjur mirë trajtimit, po përmirësohet shpejt dhe nuk është më në gjendje kritike”, ka njoftuar udhëheqësja mjekësore në spitalin në Sallsbëri, Christine Blanshard.

Ish-spiuni rus, Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia i janë ekspozuar një agjenti nervor dhe janë gjetur pa ndjenja afër një stoli në Sallsbëri më 4 shkurt.

Britania akuzon qeverinë e presidentit rus, Vladimir Putin për tentim-vrasje të Skripalëve me agjent të kategorisë ushtarake, Noviçok.

Ky agjent nervor fillimisht ishte krijuar në Bashkimin Sovjetik.

Rusia kundërshton përfshirjen, përderisa ky rast ka rritur në mënyrë dramatike tensionet mes Moskës dhe Perëndimit.