“Sjellje abdurde në takime” – Abdixhiku zbulon mesazhe nga diplomatët e huaj: Po e kapin kokën me qeveritarët tanë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se mund të shkruhet libër i veçantë për mënyren se si sillen zyrtarët e Qeverisë Kurti me ndërkombëtarët. Ai tha se për sjelljen e tyre merr shumë mesazhe nga diplomatët europianë. “Më besoni, mesazhet që i marrë nga diplomatët europianë që janë anëtarë të partive popullore janë të kapjes…

Lajme

23/11/2023 23:42

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se mund të shkruhet libër i veçantë për mënyren se si sillen zyrtarët e Qeverisë Kurti me ndërkombëtarët.

Ai tha se për sjelljen e tyre merr shumë mesazhe nga diplomatët europianë.

“Më besoni, mesazhet që i marrë nga diplomatët europianë që janë anëtarë të partive popullore janë të kapjes së kokës prej sjelljeve të njerëzve., në gjuhë, në komunikim, në mënyrën e trajtimit, flasin për tema historike për revolucione, flasin për luftën e dytë botërore, bëjnë gjeste”, tha Abdixhiku.

“Më besoni është libër i veçantë që duhet shkruar për sjelljen e njerëzve të kësaj qeverie para botës. Këta sillen sikur para një tubimi partiak këtu në Kosovë dhe sillen me krejt botën kështu”, u shpreh ai.

“Atje je në garë për me marrë vëmendjen e tyre, e ata thojnë a janë normal këta? E je në garë me një Serbi që është duke investu met madhe për me marrë mbështetjen e tyre”, tha Abdixhiku.