Sinqeriteti, virtyti më i mirë

Për t’iu shmangur situatave të vështira dhe për t’i fshehur ndjenjat apo qëllimet, zgjedhja më e mirë për shumë njerëz është gënjeshtra.

Fun

10/11/2017 15:28

Sidoqoftë, gënjeshtra vjen me një çmim apo siç thotë ajo shprehja e famshme popullore “Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”, ndërsa e vërteta nuk ka çmim.

Këto janë disa nga arsyet se përse gjithmonë duhet të jeni të sinqertë:

– Do të ndjeheni më mirë rreth vetvetes nëse jeni të sinqertë dhe të hapur.

– Të tjerët do të ndjehen më të sigurt t’ju besojnë dhe besimi është baza e gjitha lidhjeve.

– Siç thonë të gjithë, e vërteta gjithmonë del në shesh, prandaj duke gënjyer vetëm po ‘blini kohë’, mirëpo do t’ju kushtojë shumë kur të zbulohet e vërteta.

– Të tjerët do të kërkojnë këshillën tënde të sinqertë dhe mendimin tuaj.

– Gënjeshtra është mënyra e lehtë, mirëpo duke qenë i sinqertë do të ballafaqoheni me situata të vështira apo jo komode, të cilat do t’ju ndihmojnë të rriteni si një person.

– Nuk keni nevojë të mbani mend një rrjet të tërë të gënjeshtrave. Gënjeshtrat zakonisht shkaktojnë më shumë gënjeshtra për t’i mbuluar ato të parat, duke e krijuar një rrjet të tërë të gënjeshtrave.