Siguri e lartë në koncertin e Dua Lipës, ja sa bileta janë shitur deri tani

Kompania që organizon kocertin kanë treguar masat e sigurisë që janë marrë për koncertin e 9 gushtit.

ShowBiz

04/08/2016 17:29

“Ju informojmë që jemi në fazën e përgatitjeve finale për koncertin e Dua Lipa në Prishtinë. Vetëm në ditët e para janë shitur afro 40% e biletave gjë që ka kaluar pritshmërinë e organizatorëve.”

“Përmes faqes zyrtare të organizatorëve (republika.tv) vazhdimisht kemi informuar të gjithë fansat dhe pjesëmarrësit në koncert se biletat kanë dalë në shitje prej datës 30 Korrik dhe se hyrja në koncert rreptësisht ndalohet për fëmijet nën moshën 16 vjecare”, kanë treguar organizatorët. “Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e koncertit dhe janë nën moshën 16 vjec, obligohentë kenë përcjellje të prindërve ose një personi në moshë madhore.”

Nga ana tjetër, organizatorët e koncertit janë kujdesur që siguria për të gjithë të pranishmit gjatë koncertit të jetë në nivelin më të lartë.

Për t’u kujdesur për sigurinë në koncert organizatorët kanë angazhuar më shumë se 150 njësi sigurimi të Besa Security vetëm brenda perimetrave ku do të mbahet koncerti, dhe gjithashtu Staf Civil.

Nga ana tjetër pas takimit të mbajtur sot me Policinë e Kosovës, një kontribut shumë të madh në askpektin e sigurisë do të japë “Departamenti i Operacioneve i Policisë së Kosovës” të cilët pas takimit të sotëm konfirmuan prezencën e tyre në numër shumë të madh në të gjitha hapsirat e Parkut të Gërmisë.

Në hyrje të koncertit të gjithë pjesëmarrësit do të kalojnë përmes 3 (tri) kontrollave të sigurimit, për të vazhduar më tutje në pjesën ku do të mbahet koncerti.

Pjesëmarrësve nuk do t’u lejohet që me vete të kenë pije/ushqim apo çfarëdo objekti i cili do të mund të përbënte rrezik për sigurinë e pjesëmarrësve, ndërsa me kërkesë tëpolicisë së Kosovës veturat nuk do të kenë casje atë ditë në parkun e Gërmisë.

Të gjitha kontrollat paraprake do të bëhën në hyrje të koncertit./lajmi.net

dlkoncert