Si të mbroheni nga drita e smartfonit që po ua shkakton kancerin

Gjithnjë e më po ka dëshmi që drita blu që del nga smartfonët, tabletat dhe kompjuterët tanë përbën një rrezik të rëndë shëndetësor, me dy studime të reja që tregojnë se drita lidhet me verbërinë e ndërthurur me moshën dhe disa forma të kancerit.

Auto & Tek

16/12/2018 17:13

Por për fat të mirë, ka gjëra që mund të bëni për të ndaluar ekspozimin tuaj, dhe prodhuesit e pajisjes janë në këtë rast, transmeton lajmi.net.

Nëse drita vjen nga një pajisje e Apple ose Android, aktivizimi i filtrit të dritës blu mund të bëhet vetëm në disa hapa.

ANDROID OREO

Një nga lancimet më të mëdha të Android Oreo 2017 ishte shtimi i modalitetit të dritës së natës, një veçori që filtron komponentët e dritës blu nga ekrani në mbrëmje.

Kjo është menduar që të mbrojë sytë tuaj dhe t’iu ndihmojë të bëni gjumë më shumë, ngase spektri blu para se të shkoni në shtrat mund të ketë një efekt negativ në gjumin tuaj.

Ju mund të zgjidhni kur doni që funksioni të jetë i disponueshëm nën cilësimet nën “Night / Night Lights”.

iOS

I ashtuquajturi “Night Shift” në iPhone, ka rolin e ndryshimit të spektrit të ngjyrave të dukshme në ekranin tuaj.

Funksioni ndizet automatikisht pasi ta keni aktivizuar atë në pajisjen. Për ta funksionalizuar atë, hapni “Control Centër”, shtypni ikonën “Brightness” dhe më pas prekni simbolin e vogël të diellit për të kaluar në “Night Shift”. /Lajmi.net/