Shurup natyral për kapsllëk

Për t'u shëruar nga kapsllëku, është e rëndësishme ta rritni konsumimin e ujit, në mënyrë që të nxirrni jashtë mbetjet dhe të inkurajoni punën e lëvizjes së zorrëve.

Lifestyle

05/05/2018 12:00

Edhe konsumimi i ushqimeve të pasura me fibra është kyçe. Kapsllëku është një nga problemet më të zakonshme tretëse. Shkaktohet nga ndryshimet në shprehitë e zorrëve që e vështirëson hedhjen jashtë të mbetjeve.

Pos telasheve me zorrët, kapsllëku nxit edhe dhimbje abdominale, gazra dhe ndjenjë të përgjithshme të parehatisë. Si pasojë e kësaj, falë helmeve që mbesin në zorrë, shkaktohen komplikime që kanë nevojë për vëmendje mjekësore.

Konsumimi i shurupit natyral është një ilaç natyral kundër kapsllëkut. Ndihmon në nxitjen e lëvizjes së zorrëve duke e bërë më të lehtë jashtëqitjen e thatë dhe të vështirë. Përgatitet duke përzier kumbullat me lëngun e limonit, dy përbërës që janë të pasur me fibra dhe po ashtu kanë efekte kundër inflamacioneve.

Për vite rresht, kumbullat janë përdorur si ilaçi më i njohur dhe zgjedhjet më të mira kundër kapsllëkut dhe ilaç për tretjen e ngadalshme, jo vetëm se promovojnë lëvizjen e zorrëve, por reduktojnë edhe inflamacionet dhe acidet. Posedojnë edhe sasi të madhe me fibra, nutriente që jashtëqitjes i japin volum dhe e bëjnë mëtë lehtë kalimin nëpër zorrë. Janë ushqim probiotik që qelizat e përdorin si derivate.

Përbërësit: 10 kumbulla, Lëngun e një limoni, ½ e gotës ujë (100 ml), Blender, Kavanoz me kapak.

Përgatitja: Shtoni kumbullat në blender dhe më pas shtoni lëngun e një limoni dhe gjysmë gotë me ujë.Procedoni përbërësit për 2 ose 3 minuta, për t’i siguruar se janë përzier mirë. Kur përmbajtja është e butë dhe e trashë, e ruani në kavanoz dhe e ruani në frigorifer. Si ta konsumoni: Nëse rregullisht vuani nga kapsllëku, konsumoni 3 lugë shurup para kafjallit, 3 lugë në drektë dhe 2 lugë pasdite. Nëse gjendja juaj është kronike, konsumoni doza më të larta. Për të parandaluar kapsllëkun, merrni 2 ose lugë në ditë.