Shtyrja e seancës e komplikon situatën

Analisti politik, Behlul Beqaj ka vlerësuar se shtyrja e seancës konstituive  vetëm sa do ta komplikojë situatën dhe do ta thellojë nervozen.

Lajme

12/09/2014 08:49

Beqaj në një intervistë për Epoka e Re ka thënë se ky është një skenarë i ndikuar nga jashtë i cili po tenton të realizohet, pavarësisht që ndërkombëtarët, sic ka thënë ai, janë deklaruar se nuk do të ndërhyjnë në këtë proces.

Analisti Beqaj ka thënë se çdo koalicion që është i varur vetëm nga “Lista Serbe” është i gjykuar për të dështuar.

Ai ka thënë se “Lista Serbe” mund ta prish koalicionin paszgjedhor por nuk do ta nxjerr nga humbja koalicionin parazgjedhor, dhe në këtë kontekst, Beqaj tha se synimi i kësaj liste është përçarja e dy koalicioneve.