Shtyhet afati i dorëzimit të plikove me kuponë fiskal

Administrata Tatimore e Kosovës, njofton se është shtyrë afati i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal, deri me datën 06 Nëntor 2015.

Lajme

05/11/2015 09:53

 

Afati i paraparë i dorëzimit të plikove me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë muajve korrik, gusht, shtator, ishte nga data 1 tetor 2015 deri më 31 tetor 2015.

“Meqenëse ATK ka evidentuar se deri me datë 31 Tetor 2015 kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët ende nuk i kanë dorëzuar plikot me Kuponë Fiskal, ATK do t’ju mundësojë që edhe gjatë javës së parë të muajit Nëntor 2015 t’i dorëzojnë plikot e tyre në cilëndo zyre regjionale të ATK-së”, thuhet në njoftimin e ATK-së.

Plikot e mbyllura me Kuponë Fiskal të grumbulluar gjatë muajve Korrik, Gusht dhe Shtator, ATK do t’i pranoj deri më 06 Nëntor 2015, deri në ora 16:00.

ATK, do të pranoj vetëm plikot me Kuponë Fiskal të qytetarëve, të cilët kanë aplikuar për rimbursimin e mjeteve deri me datën 31 Tetor 2015./kp