Shtëpia trekatëshe u shemb brenda sekondave, si pasojë e minjve që ia brejtën themelin (Video)

Minjtë janë shkaktarët e shembjes së një shtëpie trekatëshe, që ia brejtën themelin për vite të tëra, duke rrezikuar ta mbysin familjen me tetë anëtarë, që kishin dalë disa momente më parë.

Fun

17/04/2018 09:39

 

Objekti që ndodhet pranë një tempulli në Agra të Indisë, fillimisht nisi të lëkundët, për tu kthyer në pluhur brenda pak sekondave, transmeton Telegrafi.

Në këtë zonë ku numri i minjve është në një shkallë famëkeqe, shumë themele janë të dëmtuara rëndë, përfshirë edhe sistemin e kanalizimit, rrugëve dhe infrastrukturës.

Shiu i rrëmbyeshëm i ditëve të fundit, e mbushi themelin e asaj shtëpie me ujë, që shkaktoi plasaritje gjatë zbrazjes.

Kryefamiljari kishte kërkuar të largoheshin, sepse parandjeu se shtëpia nuk është e sigurt, por nuk pritën që gjithçka të dëmtohej në tërësi.

Pos shtëpisë dhe të gjitha gjërave personale që i lanë brenda, me rastin e shembjes nuk është dëmtuar edhe ndonjë objekt në afërsi.

Me këtë rast, pritet që të bëhet më shumë për largimin e minjve që kanë përfshirë zonën.