Shqiptari akuzohet për tentimvrasje të sirianit

Përveç 24-vjeçarit nga Kosova, pjesëmarrës ishin edhe katër shqiptarë tjerë nga mosha 19 deri më 23 vjet.

Lajme

18/05/2017 15:50

Një shqiptar 24-vjeçar nga Kosova është arrestuar në qendër të Paderbornit në Gjermani dhe akuzohet për veprën penale “vrasje të mbetur në tentativë”, shkruan tage.24.de.

Ai tani është dërguar në paraburgim.

Një grup shqiptarësh dhe sirianësh kishin pasur mosmarrëveshje më 5 maj, rreth orës 16:00 të ditës, përcjell albinfo.ch.

Përveç 24-vjeçarit nga Kosova, pjesëmarrës ishin edhe katër shqiptarë tjerë nga mosha 19 deri më 23 vjet, kurse në anën e viktimës ishin edhe tre sirianë. Përveç sirianit 18-vjeçar, i cili ishte plagosur, edhe dy sirianë tjerë kanë pësuar dëmtime të lehta.

Hetimet po vazhdojnë për të gjitha palët e përfshira.