Shqetësimi Baltik: Putin mund ta testojë NATO-n

Lituania paralajmëron se Putin mund ta sprovojë NATO-n në ditët e afërta, ende pa filluar Trump-i detyrën zyrtare si president.

Bota

18/11/2016 15:39

Në kryeqytetin lituanez, Vilna, janë pikturuar  në mur figurat e  Trump-it e Putin-it ndërsa putheshin, duke përçuar idenë se që të dy këta janë të rrezikshëm për paqen në botë.

Po kështu mendojnë vendet tjera të Baltikut, si dhe Evropa Lindore.

”Rusia nuk është superfuqi, por superproblem”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkevicius, transmeton RTK.

Putini mund ta shfrytëzojë kohën, kur në SHBA ende nuk ka marrë detyrën zyrtare presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump, që të testojë NATO-n, si në sferën ushtarake, ashtu edhe në atë të mbrojtjes.

Lituania është e shqetësuar me faktin se Rusia ka sjellë pranë kufirit të saj pajisjet luftarake pranë kufirit të saj, në pjesën me Kaliningradin.

”Kujtojmë ende tankse ruse duke defiluar rrugëve të Vilnës në vitet e mëhershme”, deklaron lideri i opozitës Gabrelius Landsbergis.

”Nuk jemi naiv në situata të tilla të ngjashme. Kërcënimi sa  vjen e rritet”, deklaron Linas Idzelis, major lituanez.