Shpëtim Selmanaj: Ramushi, do t’i mbyllë të gjitha temat e hapura të paqes me Serbinë

Shpëtim Selmanaj, asistent persona i kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se ndalja që Haradinajt iu bë në Francë është ndalje që askush s’e ka pritur.

Lajme

09/01/2017 22:39

“Është përjetim i rëndë: për të, familjen, partinë, Kosovën, shqiptarinë. Por është edhe ndjenjë që secilin prej nesh e mbush me krenari, sepse solidariteti i pafund që këto ditë e kemi përjetuar tregon diçka”, ka shkruar Selmanaj.

Tutje ai shkruan: Për ata që duket e kishin harruar, më duhet t’ua kujtoj: sa herë që ta mendoni se Ramushi po bie ai është më i fuqishëm se kurrë.

“Kthimi i tij këso here do të jetë më i forti! Sepse jo vetëm familjarët e bashkëpunëtorët e tij, por edhe Kosova dhe shqiptaria, e përjetojnë që Ramushi ishte ai që i doli përballë Serbisë në lufte dhe në paqe.

Dhe Ramushi do të jetë ai që me Serbinë do t’i mbyllë të gjitha temat e hapura të paqes. Duke i pri Kosovës!”, ka shkruar në fund Selmanaj. /Lajmi.net/