Shpërthimi në Shkodër, dyshohet se u përdor 1 kg tritol

Pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi ditën e djeshme lagjen ‘Partizani’ në qytetin e Shkodrës, mësohet nga grupi hetimor se kamerat e sigurisë së një biznesi mund të çojnë në identifikimin e autorit i cili vendosi sasinë e eksplozivit në motorrin e makinës së Lulzim Kullës.

Lajme

14/01/2018 15:55

Nga të dhënat e deritanishme dyshohet se sasia e tritolit mund të ketë qenë 1 kg, e cila më pas u aktivizua në distancë.

Shpërthimi i fuqishëm shkatoi 8 persona të plagosur të cilët në ato momente u ndodhën pranë makinës së Kullës.

Një tjetër provë e cila mund të bëj dhe zbardhjen e ngjarjes janë dhe telefonat celularë të cilët janë sekuestruar nga hetuesit, vetë Lulzim Kulla nuk është marrë në pyetja pasi ndodhet në spitali e Traumës në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor po heton disa pista, por dyshimet janë dhe konfliket që Kulla ka patur në të kaluarën e tij. Ai është arrestuar më parë për kultivim droge në Dukagjin, gjithashtu, njihet edhe si anëtar i një grupi që vendoste gjoba ndaj tregtarëve, apo si i dyshuar për një përfshirje në vrasje./syri.net