Shpërthim në Shkodër, eksploziv te dera e 58-vjeçarit

Policia e Shkodrës njoftoi se një shpërthim bombe ka  ndodhur në derën e një apartamenti në Shkodër, por fatmirësisht pa viktima.

Lajme

23/08/2017 08:41

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”.

“Ka ardhur një telefonatë ne sallen e komandimit, – njoftoi Policia, – se në lagjen Skenderbeg, Shkodër, në pallatin dykatesh, tek dera e jashtme e baneses shtetasit Rr. P, 58 vjeç, ka patur një shperthim i dyshuar lende plasese, për pasoje është dëmtuar lehte dera e jashtme dhe tavani i koridorit të baneses tij. Po kryhen veprimet me grup hetimor, per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.”