Shpat Zekaj mposhtet në finale, stolisët me të argjendtën në Zagreb

Shpat Zekaj e ka mbyllur aventurën në "European Judo" që u zhvillua në Zagreb me medalje të argjendtë

Sport

02/05/2021 17:50

Zekaj pas disa fitoreve radhazi, nuk arriti që në finale të mposht xhudistin ukrainas, Anton Savytskiy, shkruan lajmi.net.

Shpati nuk e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen, me kundërshtarin që ishte fillimisht në epërsinë e një pikë.

Kjo pikë për kundërshtarin e kosovarit ishte vendimtare kur përfundoi koha e rregullt.

Kësisoj, Zekaj e mbyll aventurën në Zagreb me medalje të argjendtë, derisa dje medalje të bronztë ka siguruar edhe Laura Fazliu./Lajmi.net/