Shkolla e mesme gjermane do të kryejë udhëtim studiues mbi Shqipërinë

Shkolla e mesme gjermane “VHS-Förderverein” nga qyteti Bensheim do kryejë një udhëtim në tokat shqiptare nga 7 deri 17 shtator. Përveç nxënësve ajo fton edhe të interesuarit tjerë që ti bashkangjiten në këtë udhëtim mbresëlënës.

Lajme

06/06/2018 19:24

“Shqipëria është ndër vendet më të larmishme në Ballkan dhe ndër më të vjetërit në botë, mezi i njohur, por me shumë pamje spektakulare” , shkruan morgenweb.de, përcjell albinfo.ch.

Natyra, gjurmët e antikitetit, qytete të vjera, xhamia dhe kisha ndërthuren me mikpritjen magjepsëse të banorëve.

Fluturimi do kryhet nga Frankfurti direkt në Tiranë, ku nga këtu do fillojë mësimi turbulent i historisë. Në program qëndron vizita në Berat, Apolonia, Vlora, Butrinti, Saranda, Gjirokastra, Korca.

Në fund do vizitojnë edhe Ohrin në Maqedoni.