“Shkëmbimi i territoreve, çelësi i marrëveshjes historike Kosovë-Serbi”

Në fillim u paraqit si spekulim, por tash shkëmbimi i territoreve po shihet si zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe Serbinë.

Lajme

26/08/2018 15:52

Pas këshilltarit të Trumpit, John Bolton, edhe komisionieri Hahn gjatë ditës së djeshme e la të hapur mundësinë e ndryshimit të kufijve.

E shkëmbimin e territoreve si çelës për marrëveshjen historike Kosovë-Serbi, po e cilëson Marko Prelec, transmeton lajmi.net.

Prelec që është ligjërues i politikave publike në Universitetin e Evropës Qendrore po thotë se këtë ide duhet ta mbështes edhe Bashkimi Evropian.

“Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa një marrëveshje reciprokisht të pranueshme, dhe shkëmbimi i territoreve mund të jetë çelës për një marrëveshje të tillë”, ka thënë Prelec.

Edhe Prelec e ka përmendur mundësinë që komunat me shumicë serbe në Kosovë t’i merr Serbia, e ato shqiptare në shtetin serb, të hyjnë nën kufijtë e Kosovës.

“Kosova do të marrë komunat ku jetojnë shqiptarët , e komunat veriore të Kosovës do t’i marrë Serbia”, tha Prelec që dikur ishte drejtor i Grupit për hulumtime të politikave të Ballkanit.

Marko Prelec tha se deklaratat e Merkel kundër shkëmbimit të territoreve, vijnë nga frika se kjo mund të shërbejë si model edhe për vendet e tjera të Ballkanit.

Për këtë ai ka përmendur Maqedoninë dhe Republikën Serbe në Bosnje. /Lajmi.net/