Shfaqje e mrekullueshme në Gjilan, derbi i zjarrtë lokal mbyllet me dy gola (FOTO)

Është mbyllur në barazim derbi Drita-Gjilani.

Sport

28/09/2017 17:23

Drita dhe Gjilani kanë luajtur baras në derbin lokal, përcjellë “Lajmi.net”.

Sfida e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Gjilan u mbyll 1:1.

“Të kuqtë” kaluan në epërsi me golin e Betim Haxhimusës në minutën e 66.

Megjithatë, rezultatin e barazoi Xhevdet Shabani, nga goditja e dënimit.

Atmosfera në stadium ishte e jashtëzakonshme.

Të dy tifo-grupet kanë bërë koreografi të bukura, të cilat mund t’i shikoni më poshtë. /Lajmi.net/

22092870_10214129797101591_2116708538_o 22119572_10214129796941587_109489515_o