Sheshi Zahir Pajaziti i “ndezur në flakë” për Vit të Ri (foto)

Temperaturat nordike nën -10 gradë Celcius, nuk po arrijnë t’i ndalin qytetarët të dalin në shesh për të festuar ndërrimin e mot moteve. 

Lajme

31/12/2014 18:54

Dhjetëra të rinj dhe familjarë tashmë kanë zënë vendet e tyre rreth atyre pikave të shitjes së kafiterive të vendosura në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Përreth shihen edhe disa fuqi që po shërbejnë për të ndezur zjarr për ngrohje. Kjo ndoshta se i ka gjetur të papërgatitur menaxherët e këtyre pikave të shitjes, pasi që ngrohja përmes kësaj mënyre, nuk i përngjanë një sheshi të qytetit të rregulluar për festat e fund vitit. Kjo më shumë do t’i shkonte përshtati ndonjë Getoje periferike.

Apo, më mirë të thuhet, kjo i përngjanë një sheshi të një qyteti perëndimor, mirëpo të shekullit të nëntëmbëdhjetë.  

Por, ndoshta edhe mund t’i falet ky veprim, pasi që është hera e parë që Prishtina të paktën po tenton që Vitin e Ri ta festojë si perëndimi.

Ndërkohë këngëtarët janë duke u përgatitur për të përformuar në skenën kryesore të vendosur në këtë shesh. Drejtoria e Kulturës në Komunë e Prishtinës, ka paralajmëruar agjendën e programit që do të shfaqet në qendër të qytetit, por kanë bërë me dije se do të ketë edhe befasi.