Shenjat e para paralajmëruese se ai nuk është person për juve

Gjërat zhvillohen në bazat në të cilat fillojnë andaj nëse që në fillim ndjeheni çuditshëm, nuk jeni e kënaqur, ju frikëson, ju shkakton konfuzion, atëherë mos mendoni se do rregullohen gjërat vetvetiu më vonë. Merreni këtë gjë seriozisht pasiqë gjërat mund të eskalojnë më vonë dhe mund të zhvillohen në kahje të paparashikueshme.

Lifestyle

14/08/2017 15:49

Ai nuk inicon takime

Atij nuk i bëhet vonë nëse do të takoheni apo kur do të takoheni, ai gjithmonë është i zënë me disa punë të cilat nuk ua sqaron aq shumë. Gjithmonë është në ndonjë rrëmujë, ka ndonjë takim apo i duhet dikujt, prandaj e pyesni veten se a ju dashuron dhe tërë kjo përrallë është paralajmërim që nuk duhet ta shmangësh.

Ai nuk mundohet të të njohë

Atij nuk i interesojnë bindjet dhe qëndrimet e juaja, kur filloni t`ia shpjegoni si e kaluat ditën ju duket sikur është i humbur tërësisht. Atij nuk i intereson bindja juaj politike, filozofia e jetës, hobi dhe ambicjet, indiferenca e tij është më e fuqishme se dëshira e juaj për tu lidhur me të.

Shmanget nga paraqitja me juve

Le që nuk ju njofton me miqtë e tij, po as që dëshiron të njoftohet me miqtë tuaj e as që do të dalë me juve. Takimet e juaja zakonisht bëhen në vende ku mund të jeni vetëm dhe të keni seks. Ështëe qartë se asgjë tjetër pos seksit nuk i intereson rreth juve.

Kur ndodheni afër tij ndjeheni keq për veten tuaj

Ai ka komentime, vërejtje dhe mimika që ua bëjnë me dije se diçka rreth jush nuk i pëlqen andaj duhet të ndryshosh. Nëse që nga fillimi nuk ju ka pëlqyer ashtu si jeni, atëherë motivet e tij janë të paqarta dhe me të gjitha gjasat kërkon dikë sa për të mbuluar zbrazëtirën momentale.

Luan lojëra të pakuptimta

Asnjëherë nuk ua kthen mesazhet, flirton me femra tjera para jush dhe në çdo mënyrë ua bën me dije se nuk ju do afër kur keni konkurencë. Nuk ju duhet dikush aq i pasigurtë dhe i kompleksuar.

Nuk di të fjaloset si një person i matur

Ajo që keni zënka nuk është paralajmërim por mënyra se si sjellet me ju gjatë zënkës është diçka që duhet ta keni në mendje. Nëse ju ofendon, mundohet me çdo kusht të ketë fjalën e fundit dhe të ua imponojë bindjen e tij edhepse nuk ka argumente, nuk duhet të keni dyshime se lidhja me këtë person nuk është lidhje stabile.