Shefja e BE-së: Deputetët të mendojnë për rininë kur votohet Demarkacioni

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, në një tryezë të organizuar në kuadër të javës kundër korrupsionit në Kosovë, u pyet edhe për demarkacionin, me ç'rast ajo tha se para së gjithash duhet të kihet parasysh rinia e Kosovës, nga deputetë që do të votojnë në Kuvend për këtë marrëveshje.

Lajme

05/12/2017 14:36

 

Ajo tha se pasi që ende nuk e ka parë raportin në versionin anglisht, pasi që është i gjatë, por edhe para se ta sheh të plotë por kjo çështje sipas saj i takon deputetëve.

“Është një raport i tej zgjatur dhe ne akoma nuk e kemi në versionin anglisht dhe nuk mund të komentoj sepse ende se kemi parë por deputetëve ju takon kjo çështje e cila është thelbësorë sepse nuk duhet të mbahet peng rinia fantastike e Kosovës kërkoj që të kihet kjo në mëndje”, tha ajo.