Shaquille O’Neal lëshon këngën e reperit shqiptar për mbledhjen e fondeve për COVID-19

Yjet e ‘NFL’ së bashku me ish-basketbollistin kanë marrë një iniciativë.

ShowBiz

24/04/2020 08:53

Të enjten mbrëma është mbajtur një nga festat më të ‘çmendura’ virtuale, gati të gjitha ekipet e ‘NFL’ i janë bashkuar kësaj feste virtuale për të mbledhur fonde për lehtësimin e COVID-19, shkruan lajmi.net.

Pjesë e kësaj feste ishte edhe ish-basketbollisti i Lakers, Shaquille O’Neal, i cili po luante DJ-n, ai në listën e këngëve kishte zgjedhur edhe projektin e Gashit ‘This My Year’.

Këngëtari me prejardhje shqiptare mbeti i fascinuar nga ky veprim i ‘gjigandit’ O’Neal dhe e publikoi në Instastory një pjesë të koncertit. /Lajmi.net/