Shangai, 35 të vrarë në shesh (Foto&Video)

Derisa prisnin ndezjen e fishekëzjarreve, një rrëmujë e shkaktuar për arsye ende të panjohura, ka lënë të vdekur 36 veta, ndërsa 47 të tjerë raportohet të jenë plagosur në një nga qytetet më të mëdha të botës, Shangai.

Bota

01/01/2015 11:26

Rreth 300 mijë veta ishin mbledhur në sheshin Chenyi që ndodhet afër lumit Hangpu për të shikuar spektaklin e fishekëzjarreve, por paniku i shkaktuar pak minuta para mesnatës për arsye ende të panjohuara, ka shkatuar rrëmujën që ka përfunduar tragjikisht në qytetin më të madh kinez.

Jozyrtarisht mendohet se rrëmuja është shkaktuar nga mediat sociale, të cilat kishin dhënë një lajm të rremë se një klub nate po hedhte nga dritaret para për qytetarët që ishin mbledhur aty për të festuar vitin e ri, njofton BBC, raporton lajmi.net.   

Incidenti ndodhi në hapësirën Bund, që ishte e mbushur me mijëra njerëz, ndërsa paratë e shpërndara ishin të falsifikuara, dhe nuk bëhej fjalë për mashtrim, por shpërndarja e tyre ishte menduar si pjesë argëtuese.

Disa mijë policë, ushtarë dhe ekipe mjekësore u shkaun në ndihmë qytetarëve, ndërsa zyrtarët e qytetit Shangai anuluan hedhjen e fishekëzjarreve dhe shoun laserik me drita, që kishin ardhur ta shikojnë qindra mijëra njerëz.