Shakhtar Donetsk – Barcelona, formacionet zyrtare

Shakhtar Donetsk dhe Barcelona kanë publikuar formacionet startuese para ndeshjes në Ligën e Kampionëve. Stadiumi “Volksparkstadion” në Hamburg do të jetë arenë e përballjes me fillim nga ora 18:45, shkruan lajmi.net. Fitorja është opsion i dy skuadrave. Barcelona kërkon pikët e plota në mënyrë që t’i afrohet edhe më shumë kalimit të grupit, ndërkohë për…

Sport

07/11/2023 17:45

Shakhtar Donetsk dhe Barcelona kanë publikuar formacionet startuese para ndeshjes në Ligën e Kampionëve.

Stadiumi “Volksparkstadion” në Hamburg do të jetë arenë e përballjes me fillim nga ora 18:45, shkruan lajmi.net.

Fitorja është opsion i dy skuadrave. Barcelona kërkon pikët e plota në mënyrë që t’i afrohet edhe më shumë kalimit të grupit, ndërkohë për ukrainasit kjo përballje konsiderohet “treni i fundit”.

Barcelona ka nëntë pikë në pozitën e parë në Grupin H, ndërsa Shakhtar Donestsk ka tri pikë në vendin e tretë.

Formacionet zyrtare:

Shakhtar Donetsk: Riznyk, Gocholeishvilli, Bondar, Rakitskyy, Matviyenko, Stepanenko, Zubkov, Kryskiv, Sudakov, Newerton, Sikan.

Barcelona: Ter Stegen, Christensen, Araujo, Alonso, Cancelo, Gavi, Romeu, Gundogan, Ferran Torres, Raphinha, Lewandowski./Lajmi.net/