“Shake it” arrin 1 milionshin e parë (VIDEO)

Kënga bashkëpunim mes Etnon dhe Genta Ismajli është padyshim hiti i momentit.

ShowBiz

09/03/2016 23:00

Në shumë pak kohë pas publikimit në Youtube, kënga “Shake it” nga grupi Etnon dhe Genta Ismajli ka arritur të kalojë 1 milionshin e parë të shikimeve.

Kënga po dëgjohet gjithandej ndërsa hovin më të madh i kanë dhënë edhe videot që po bëjnë fansat me këngën, të cilat edhe po i postojnë në rrjetet sociale.

“Shake it” është një hit tipik veror që në ditët në vazhdim do të kalojë edhe shumë miliona të tjera të shikimeve./lajmi.net

Ju mund të votoni për  “Shake it” për ta zgjedhur si ‘Këngë e Javës’ KËTU.

YouTube player