Sëmundjet e mëlçisë luftohen me kafe, ja sesi

Të pish 6 kafe në ditë mund të ulë rrezikun e prekjes nga sëmundjet e rënda të mëlçisë

Lifestyle

09/02/2018 13:38

. Ky është përfundimi në të cilin ka dalë një studim i kërkuesve shkencorë italianë, të cilët mendojnë se numri i lartë i personave obezë në botë ka shtuar rrezikun e dhjamosjes së mëlçisë, gjë që është një problem shumë i rëndë dhe mund të jetë edhe fatal.

Jeta sedentare dhe dieta e varfër rrit rrezikun e cerozës, që mendohej se rrezikonte vetëm përdoruesit e alkoolit. Një studim i ri thotë se ilaçi për këtë është konsumimi i shumë kafeve në ditë. Studiuesit panë se minjtë e shëndoshë kishin më pak shenja të sëmundjes së mëlçisë nëse i jepej kafe çdo ditë. Gjithashtu, minjtë që kishin konsumuar kafe u pa se edhe nuk shtonin në peshë, edhe pse u jepej i njëjti ushqim që u jepej edhe minjve të tjerë të përfshirë në studim.

Shkencëtarët italianë të Universitetit të Napolit mendojnë se kafeja rrit nivelin e proteinës që quhet Zonulin, që ndihmon zorrët. Kjo gjë përmirëson aftësinë e aparatit tretës për të filtruar substancat e dëmshme, të cilat po të kalojnë në gjak dhe në mëlçi, shkaktojnë probleme të mëdha.