Sekreti i përsosur i verës së zier: Vetëm një erëz e bën dallimin!

Kënaqësi e veçantë është të shëtitës nëpër këtë të ftohtë dhe të pastaj të ndalesh dhe të pish një gotë vere te mrekullueshme të zier.

Lifestyle

28/01/2018 10:46

 

Ekzistojnë shumë variacione në temën lidhur me verën e zier, mirëpo receta themelore do të duket përafërsisht kështu:

Përbërësit: 1 paketë të vogël lëvore kanelle, 1 litër verë të kuqe, 7 xhenxhefila, 150 deri në 200 mililitra ujë, 5 deri në 7 lugë sheqer, sipas dëshirës lëvore portokalli.

Përgatitja: Në ujë treteni sheqerin, shtoni kanellën dhe xhenxhefilin dhe zieni përafërsisht derisa të avullohet gjysma e ujit. Qitni verën dhe nxeheni derisa të vlojë. Lëngun, verën e zier, shërbejeni në filxhanë të ngrohtë apo në gota me dorezë metali.

Përbërësi sekret: Nëse dëshironi që vera e zier të marrë aromë të veçantë, në të qitni disa kokrra piper të zi dhe zieni me erëzat e tjera. Piperi i zi do t’ju shërbejë edhe nëse nuk keni xhenxhefil.

Gjithashtu, me rastin e shërbimit, në filxhan qitni një fetë portokalli – do t’i japë verës shije të veçantë. Aq më parë nëse ajo pije është bërë në mënyrë të përsosur, atëherë mund të themi që ngroh edhe shpirtin edhe trupin, transmeton Telegrafi.