Santiago Bernabeu do të ndihmojë Real Madridin të krijojë skuadrën e re

Klubi i Real Madrid është duke rinovuar stadiumin e tyre, Santiago Bernabeu dhe pritet të fitojë shumë më shumë para nga ai në të ardhmen.

Sport

07/05/2021 08:54

Mediat spanjolle raportojnë se rinovimi i tij do të bëhet në vitin 2022 ose më së largu 2023 dhe pritet që ai të gjenerojë shuma të mëdha për klubin, transmeton lajmi.net.

Diario AS raporton se Santiago Bernabeu pritet që të gjenerojë të hyra prej 200 milionë euro çdo vit, që do të ndihmojnë në krijimin e ‘Madridit të ri’.

Për momentin, ‘Los Blancos’ po zhvillon ndeshjet e tyre në stadiumin e të rinjëve “Alfredo di Stefano”.

Akoma nuk dihet përfundimisht në qoftë se Bernabeu do të hapë dyert sezonin tjetër./Lajmi.net/