Vdes ish-komandanti i UÇK -së

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në qeverinë “Hoti”, Vesel Krasniqi, përmes një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se ka vdekur ish-luftëtari i UÇK-së, Shpejtim Hazrolli.

Lajme

21/07/2020 09:13

Veseli përmes këtij postimi tha se Hazrolli rrjedh nga një familje atdhetare dhe ishte komandant i UÇK-së.

“I trishtë lajmi për vdekjen e parakohshme të bashkëluftëtarit, bashkëvendasit dhe shokut tonë, Shpejtim Hazrolli. Komandant Shpejtimi rrjedh nga një familje atdhetare, ishte Komandant i UÇK-së, u shqua me trimërinë e tij dhe veprimtarinë e tij për çështjen kombëtare. Ua shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hazrolli, bashkëluftëtarëve, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur Shpejtimin”, tha Krasniqi përmes këtij postimi. /Lajmi.net/