Samir Handanovic do të nënshkruajë marrëveshje të re me Interin

Portieri i Interit, Samir Handanovic do vazhdojë edhe më tej me ekipin e Simone Inzaghit.

Sport

06/03/2022 20:31

Portieri i Interit, Samir Handanovic me shumë gjasë do të pajtohet që të nënshkruajë marrëveshje të re me Interin.

Sipas disa raporteve thuhej se Handanovic mund të largohej nga Interi, pasi i përfundon kontrata në fund të sezonit, por diçka e tillë nuk pritet megjithatë të ndodhë.

Sipas gazetës ‚Calciomercato‘, slloveni do të qëndrojë edhe më tej në Inter, përcjell lajmi.net.

Ende nuk dihet se për sa sezone do jetë marrëveshja, por gjithçka pritet të finalizohet dhe të bëhet e ditur së shpejti. /Lajmi.net/