Ruloti superluksoz, edhe me garazh makine (Foto)

Makinat rulot po bëhen gjithmonë e më të preferuara për t’u përdorur gjatë pushimeve. për arsye të ndryshme.

Auto & Tek

01/11/2017 15:24

Njëra prej tyre është mundësia për të lëvizur nëpër vende të ndryshme pa pasur nevojën e prenotimeve nëpër hotele.

Gjithsesi, disavantazhi i vetëm është se të mungon një makinë e vogël, për ta përdorur në lëvizje brenda zonës ku ke zgjedhur të stacionohesh me rulotin

Për këtë ka menduar Volkner Mobil, që krahas komoditetit të lartë në rulotin e ri, ka mundësuar edhe një garazh të fshehtë, ku mund të mbani makinën tuaj.

Kështu, me rulotin nuk do të keni mundësi të merrni vetëm shtëpinë me vete, por tani edhe makinën tuaj. Gjithsesi, kjo markë nuk është aspak e lirë, sepse kushton plot 1.2 milionë euro.