Rudina Xhunga largohet nga Top Channel

Sezonit të ri televiziv në Top Channel, do t'i mungojë Rudina Xhunga. Lapsi.al mësoi se gazetarja e emisionit "Shqip", nuk do të jetë më nën drejtimin e programit të së hënave, pasi bordi i këtij kanali, vendosi ta mbyllë atë.

Lajme

03/09/2015 14:02

Burime të pa konfirmuara thanë për lapsi.al se një nga arsyet e largimit të gazetares Xhunga, ishte shikueshmëria gjithnjë e më e ulët, që emisioni i saj po regjistronte nga viti në vit.

Vetëm këto ditë, kur gazetarja ishte kthyer në punë e po përgatiste nisjen e transmetimeve, i kanë komunikuar lajmin e mbylljes të një prej emisioneve ikonë që nga krijimi i Top Channel. Anullimi në moment të fundit i “Shqip”, duket ta ketë tronditur gazetaren, e cila priste të rifillonte normalisht sezonin e ri.