Rruga Kaçanik – Hani i Elezit mbyllet për dy orë

Ministria e Infrastrukturës njofton qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor se për shkak të një aksidenti që ka ndodhur, rruga Kaçanik – Hani i Elezit, te vendi i quajtur Fusha e Pajtimit, do të jetë i mbyllur për qarkullim sot (15.03.2018) nga ora 12:00 deri në orën 14:00

Lajme

15/03/2018 09:11

Për shkak të një aksidenti, rruga Kaçanik – Hani i Elezit, do të mbyllet për dy orë, nga ora 12:00 deri në orën 14:00. Kështu ka njoftuar Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media.

Kjo për shkak se aty do të përdoren mjete të rënda, të cilat do të bëjnë tërheqjen e mjetit të përfshirë në aksidentin rrugor.