Rreziku është i madh, lufta bërthamore kërcënon

Nevojitet një aksion urgjent global për të zvogëluar rrezikun e shpërthimit të luftës bërthamore në botë, paralajmërojnë mbi 120 persona me renome ushtarake, politike dhe diplomatike nga mbarë bota.

Bota

08/12/2014 23:59

Të gjithë ata kanë nënshkruar një letër në të cilën theksohet se po nënvlerësohet dhe nuk kuptohet sa duhet rreziku nga diçka e tillë. Iniciativa është nisur në konferencën e Vjenës kushtuar pasojave humanitare nga armët bërthamore, e cila filloi puniemt të hënën.

Nënshkruesit e letrës vijnë nga të gjitha anët e spektrit politik, kurse në mesin e tyre janë edhe emra të njohur si David Oeen, gjenerali James Cartwright, lordi Richards dhe persona tjerë nga fusha ushtarake, politike dhe diplomatike.

Kjo letër I është dërguar ministrit të Jashtëm të Austrisë, Sebastian Kurz.