Rrezatimi radioaktiv në Fukushimë shtatë herë më i madh se para pesë viteve: Njeriu mund të mbytet për disa sekonda (Video)

Ekzaminimi endoskopik i cili u bë në janar, në një dhomë me dy reaktorë tregoi se niveli i rrezatimit është rritur në 530 sievert në orë, çka mund të shkaktojë vdekje të menjëhershme.

Bota

05/02/2017 14:01

 

Rrezatimi në Fukushimë të Japonisë, nga viti 2011 kur pati tërmet shkatërrues dhe tsunami, ka arritur një rekord prej shtatë herë më të lartë se para pesë viteve më parë, sipas kompanisë Tepko, e cila zotëron termocentrale, transmeton lajmi.net

Sipas njoftimit, ekzaminimi endoskopik në një dhomë me dy reaktorë, tregoi se niveli i rrezatimit është rritur në 530 sievert në orë, çka mund të shkaktojë vdekjen e menjëhershme.

Zëdhënësi i Tepkos, Tacuširo Jamagiši, tha për AFP-në, se niveli i rrezatimit është shumë herë më i lartë se sa kur u mat në vitin 2012, ku kishte 73 sievert në orë. /Lajmi.net/

YouTube player