Rrëshqitjet e dheut në Kolumbi morën dhjetëra jetë njerëzish

Të paktën 49 persona kanë humbur jetën sot, kurse edhe 27 të tjerë janë plagosur nga rrëshqitjet e dheut që u aktivizuar pas shirave të mëdha në veri-perëndim të Kolumbisë.

Bota

18/05/2015 23:14

Druhet që numri i viktimave do të rriten në orët e ardhshme pasi që disa familje konsiderohen të zhdukura.

Shefja e emergjencave civile, Ines Cardona deklaroi që beson se janë dy deri në pesë familje që konsiderohen të zhdukura.

Ekipet e shpëtimit po mbërrijnë me vështirësi deri te viset e rrezikuara, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

Presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos publikoi në Twitter se për të të gjithë banorët e rrezikuar do të sigurohet përkujdesje adekuate.

Rastet e rrëshqitjeve të dheut në Kolumbi janë të shpeshta për arsye të klimës tropikale dhe relievit malor.

Në rrëshqitjet e dheut gjatë viteve 2010-2012 e kanë humbur jetën 1,374 persona, ndërsa janë shkatërruar mbi 100,000 shtëpi.