Riza Durmishi bën hapin më të madh në karrierë, kalon në Serie A

Mbrojtësi shqiptar i krahut të majtë, Riza Durmishi, mund të transferohet në Serie A.

Sport

18/07/2017 17:26

23 vjeçari që paraqitet në fanellën e Betisit, është duke u vëzhguar nga skuadra e Romës.

Siç mëson ekskluzivisht ‘Calciomercato’, është drejtori Monchi që e admiron mbrojtësin shqiptar që përfaqëson kombëtaren e Danimarkës.

Durmishi i është bashkuar Betisit verën e kaluar, nga skuadra daneze, Brondby./Lajmi.net/