Rishikimi i buxhetit, 49 milionë euro shkurtime në paga, mëditje, udhëtime

Afër 49 milionë euro parashihen shkurtime në buxhetin e rishikuar. Shkurtime do të ketë tek kategoritë e pagave dhe mëditjeve, udhëtimeve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe tek kategoria e derivateve të naftës.

Lajme

08/07/2015 16:56

Kështu ka thënë sot ministri i financave, Avdullah Hoti në komision për buxhet dhe financa, gjatë kohës që po e informonte komisionin për marrëveshjen me Fondin Monetarë Ndërkombëtar.

“Në këtë buxhet të rishikuar nuk janë zvogëluar ato shpenzime që janë esenciale, asnjë projekt kapital nuk është hequr prej listës të investimeve kapitale”.

“Ato shkurtime që janë diku 49 milionë janë vetëm shkurtime në menaxhimin më të mirë të mëditjeve të pagave të punëve nëpër komisione tek mallrat dhe shërbimeve tek udhëtimet e jashtme tek derivate…Me këto projeksione që i kemi në rishikim, ne jemi të sigurt gati qind për qind se si do të mbyllim këtë vit”, tha Hoti.

Në ndër kohë, përfaqësuesi i FMN-së, Frank Lakwjik, i cili ishte i pranishëm në komision ka thënë se buxheti i vitit 2015 ishte jo real, ndërsa projeksionet e parapara me rishikim janë reale dhe do të mbështetën nga FMN.

“Tani ky buxhet i rishikuar në gjysmën e vitit është buxhet i cili thjeshtë është real pra shumat që janë të përfshira aty e kemi pasur diskutime të detajuara me ministrin e Financave për këtë buxhet dhe ne mendojmë gjykojmë se ky rishikim i buxhetit në mes të vitit është real . Shumat që janë aty janë faktikisht shumat në të cilat mund të bazohemi janë të arritshme. Pra buxhetii vitit 2015 është diçka që nuk duhet të shikohet më sepse nuk ka qenë buxhet i mirë edhe pse e kuptoj në aspektin politik pse ka qenë e domosdoshme që të miratohet ai buxhet por ajo është histori ky rishikim i buxhetit apo buxheti i rishikuar ? ?shtë realist dhe ne jemi të kënaqur që kemi mundësin ta mbështesim”, tha Lakwjik.

Ndërsa, deputeti nga Vetëvendosje ka kërkuar që mjetet e përdorura nga FMN të kenë destinim në zhvillim ekonomik.

“Dua të jap dy vërejtje apo pika të mos besimit apo të cilat mund të ngjall interesim , e para ka të bëjë me prokurimin e centralizuar iu cili mund të krijoj një monopol të ri në Kosovës dhe apeloj te ju zoti ministër që ti ndërmerrni të gjitha masat që grupi i cili do ta vendos fushën për prokurimin e centralizuar të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe vendimi që të jetë sa më transparent që t’i ikim mundësit të keqpërdorimeve dhe krijimit të monopoleve të reja. Shifra e hua marrjes e cila është jashtë zakonisht e madhe…Kisha apeluar që këto para me një grup sa më gjithëpërfshirës politik dhe shoqëror të destinohen për zhvillim të mirëfilltë të Kosovës”, tha Deda.

Ndërsa, Naser Osmani, kryetar i komisionit për buxhet dhe financa, ka thënë se edhe nëse nuk do të arrinte qeveria marrëveshje me FMN, do të kishte bërë ndërhyrje në buxhetin aktual.

“Ajo që mua më së shumti më lenë përshtypje në këtë marrëveshje me Fondin Monetarë pot ë mos kishte marrëveshje me Fondin qeveria do të duhej të ishte në nivelin e asaj që vetë të bënte disa ndërhyrje të domosdoshme në kuptimin e asaj të bëjë kursime më të mëdha sidomos kursimet që kanë të bëjnë me kategorinë e pagave dhe mëditjeve dhe në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve”, tha Osmani.

Ndryshe, nesër në Kuvendi n e Kosovës do të hedhet në votim buxheti i rishikuar, pasi votimi i saj para datës 20 korrik jep mundësi që bordi i FMN të aprovoj kredinë për Kosovën prej 185 milionë euro. Po ashtu, sot në komision për buxhet dhe financa janë miratuar një vragë projektligjesh si atë të sigurimeve për Letërnjoftimin projektligjin për Armë, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara Shtetërore për Siguri, si dhe ka miratuar projektligjin për digjitalizimin e transmetimeve radio difuzeve tokësore dhe amendamenteve.( KosovaPress)

Mbledhja e Komisionit për Integrime