Rimbursimi i policave kufitare: Njoftim me rëndësi nga BKS

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka lehtësuar tej mase qasjen në rimbursim të policave kufitare, duke vendosur QR Code në policë. Me vetëm një skanim përmes telefonit qytetarët kryqen direkt në platformën e krijuar nga Ministria e Financave enkas për këtë çështje.

Lajme

12/07/2022 22:48

Drejtori i BKS-së, Sami Mazreku ka thënë se vendosja e QR Code në masë të madhe lehtëson qasjen në rimburimin e policave nga ana a bashkatdhetarëve tanë.

“Me vetëm një skanim përmes telefonit e që merr kohe më pakë se 20 sekonda bashkatdhetarët shumë lehtë kryqen në platformën e Ministrisë së Financave e cila është krijuar enkas për rimbursim të policave nga Qeveria e Kosovës”, ka thënë Mazreku.

Ai më tutje ka bërë të ditur se e gjithë kjo ka ndodhur për t’iu ikur dezniformatave të ndryshme, keqkuptimeve e që siç tha ai, ka qëllim të vetëm lehtësimin tej mase të mënyrës për të aplikuar për rimbursim.