Rigoni flet për suksesin historik të Bad News Eagles: Ne do të luftojmë kundër më të mirëve, kjo është një sukses

Pas fitores spektakolare ndaj MIRS, ku edhe u sigurua pjesëmarrja në “Legends Stage”, është lojtari i kësaj skuadre, RigoN, që këtë sukses e cilëson si madhështor.

Sport

12/05/2022 18:31

RigoN ishte ndër më të dalluarit në këtë fitore tejet të çmueshme për ekipin kosovar duke e fituar gatise i vetëm raundin shpeshherë.

Duke folur pas kësaj arritjeje, ai tha se i gjithë ky sukses është historik, pasi do të ndeshen me më të mirët në fazën finale të turneut.

“Është një arritje e jashtëzakonshme, ne do të ndeshemi me më të mirët. Ndonëse mendoj se janë më të mirë se ne, ne do të luftojmë shumë. Këtë jua premtoj”, tha ai.

RigoN u ndal të flasë edhe për pritshmëritë që fansat dhe vetë ata i kishin për këtë turne.

“Kemi luajtur pa presion. Nuk kemi pasur eksperiencë dhe rrjedhimisht as ndonjë cak të lartë. Duket se kjo na ka ndihmuar”, përfundoi ai. /Lajmi.net/