Ribashkim? Angelina Jolie viziton apartamentin e ish-partnerit për herë të dytë brenda javës

Angelina Jolie është kthyer tek ish-burri Jonny Lee Miller në apartamentin e tij në Brooklyn me djalin Pax, për herë të dytë brenda një jave.

ShowBiz

16/06/2021 14:46

Angelina Jolie u pa të kthehej në apartamentin e ish-burrit të saj Jonny Lee Miller në Dumbo, Brooklyn, Nju Jork, të martën në mbrëmje për herë të dytë në një javë, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Aktorja, 46 vjeçe, u bashkua me djalin e saj 17-vjeçar Pax gjatë vizitës pasi ajo u pa më parë meyllin e Trainspotting, 48 vjeç, në shtëpi të premten më 11 qershor.

Angelina dhe Jonny u martuan në vitin 1996 pasi u takuan në sheshin e filmit të tyre Hackers një vit më parë, por u ndanë menjëherë dhe u divorcuan zyrtarisht më 1999.

Kjo vjen pasi Angelina u raportua të ishte ‘zhgënjyer ashpër’ pasi një gjykatë i dha kujdestarinë e përbashkët ish-partnerit të saj, Brad Pitt me yllin që pretendohet se do të apelojë vendimin me një seancë të caktuar për 9 korrik.

Angelina dukej pa elegancë për vizitën me një fustan të zi me mëngë të gjata, të kombinuar me çantë e këpucë.

Aktorja lëshoi flokët e saj brune, ndërsa pavarësisht heqjes së vendimit për maska, ajo e mbajti fytyrën e mbuluar me të pasi ashtu kërkohej në atë ndërtesë.

Angelina u bashkua me djalin e saj Pax, i cili kishte veshur veshje rastësore, me një bluzë rozë të lehtë dhe xhinse e këmishë.

17-vjeçari gjithashtu mbante një kapelë të zezë bejsbolli dhe një maskë fytyre, duke ndjekur rregullat e ndërtesës.

Angelina dhe Pax u shoqëruan nga roja i tyre i sigurisë dhe thuhet se kaluan rreth një orë brenda ndërtesës së lagjes Dumbo ku jeton Jonny.

Aktorja ka Pax me ish-burrin Brad, së bashku me pesë fëmijët e tyre të tjerë, Maddox, 19, Zahara, 16, Shiloh, 15 dhe binjakët 12 dhe 12-vjeçar Knox dhe Vivian. /Lajmi.net/