Rezultate befasuese edhe në Ligën e Parë të Kosovës

Një sezon shumë interesant është duke u zhvilluar edhe në Ligën e Parë të Kosovës.

Sport

15/05/2019 18:24

KF Dukagjini, pas gafës së madhe xhiron e kaluar ndaj Vushtrrisë dhe me humbjen kundër 2 Korrikut sot, ka humbur vendin e dytë në tabelë, që dërgon drejtpërdrejtë në Superligë.

Vendi i dytë tani i takon KF Besës, që ka mundur 7:2 Arbërinë.

Befasi këtë xhiro në Ligën e Parë ka shkaktuar edhe Istogu, që ka mposhtur 2:1 KF Vëllaznimin.

Rezultat dhe tabela në Ligën e Parë:

Besa – Arbëria 7-2

Vushtrria – Ramiz Sadiku 3-0

Trepça – Kika 1-0

Istogu – Vëllaznimi 2-1

Drenasi – Fushë Kosova 1-0

Vitia – Vllaznia e Pozheranit 0-1

2 Korriku – Duakgjini 2-1

Bashkimi Koretinit – Onix Banja 2-1

/Lajmi.net/